Sejdiu beson se Kosova mund t’ia dalë dhe të kualifikohet në Kampionatin Evropian.
Përfaqësuesja e Kosovës, ka marrë tri pikë të arta në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2020”, duke e mposhtur 2-1 Çekinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, me golat e Vedat Muriqit dhe Mërgm Vojvodës
Trajneri i mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu, mendon se pas fitores kundër Çekisë, Kosova ka dhënë sinjale se ëndrra për të shkuar në Euro 2020, tani mund të bëhet realitet.

“Pas këtyre rezultateve, ne tani kemi mundësi të besojmë për një kualifikim të mundshëm”, tha Sejdiu në “Arena Sportive”.
“Në Ligën e Kombeve jemi përballur me skuadra më të dobëta, por tani jemi duke treguar se kemi gjasa”. Pas fitores 2-1 kundër Çekisë, Kosova do të udhëtojë të hënën në Angli për t’u përballur të martën me “Tre Luanët”. /Gazeta Express/
Hapet sezoni turistik në Shqipëri, bregdeti mbushet me aktiv...
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...
Tërmet në Shkup të Maqedonisë së Veriut
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...