Talenti shqiptar, Brajan Gruda: Gjithmonë krenar që luaj për Gjermaninë

18:41 | 2 Prill 2026
D.H

U përfol para disa ditësh se sulmuesi Brajan Gruda mund të përfaqësonte Shqipërinë ose Kosovën në të ardhmen, pasi te Gjermania shanset për të qenë te ekipi i parë, u vlerësuan shumë të vështira.

Megjithatë, postimi i fundit nga 21-vjeçari i jep fund shpresave të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Gjithmonë krenar që luaj për Gjermaninë. Një pengesë e vogël, por i kënaqur me rezultatet. Kthehem së shpejti”, shkruan Gruda në “Instagram”.

Gruda u paraqit gjatë gjithë pjesës së dytë me përfaqësuesen e Gjermanisë U21 ndaj Irlandës së Veriut në kualifikimet për Euro 27.

Ai aktualisht është pjesë e Leipzigut ku u huazua në janar nga Brightoni.

Me gjermanët u paraqit në shtatë ndeshje të Bundesligës ku realizoi tre gola dhe dhuroi dy asistime./Arbresh.info

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Brajan Gruda (@grudabrajan)

Shpërndaje në rrjete sociale