Taktikat e trajnerit të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, janë vënë në pikëpyetje nga lojtarët kryesor.
46-vjeçari është nën presion te skuadra në Old Trafford për shkak të një fillimi të tmerrshëm të sezonit të ri në Premierë Ligë, ku ata kanë siguruar vetëm dy fitore pas tetë ndeshjeve, transmeton portali arbresh.info.
Daily Mirror raporton se anëtarët kryesor të skuadrës kanë vënë në pikëpyetje norvegjezin nëse posedon intelekt për të ndryshuar gjërat.
Thuhet se ata janë duke kritikuar “mendjemprehtësinë taktike” të Solskjaerit pas disfatës 1 me 0 ndaj Newcastle United të dielën e kaluar.
Po ashtu, trajneri i Manchester United ka theksuar se ka nevojë për përkrahjen e lojtarëve kryesor – gjë që nuk ndodhë në zhveshtore./arbresh.info/
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...
Haxhiu: Mësuesit po formojnë brezat që do ta zhvillojnë Repu...
Rusia po informon Iranin për objektivat e SHBA/Hegseth: S’je...
Policia në veri të Mitrovicës arreston një person për vrasje...