Portieri i Arsenalit, Wojciech Szczesny ka pretenduar se llogaria e tij në Instagram është hakuar pasi katër foto eksplicite me përmbajtje pornografike ishin postuar të mërkurën.
Fotot mund t’i shihni më poshtë, megjithëse janë pak të paqarta për arsyeje të dukshme, transmeton portali arbresh.info.

Portieri i “Topçinjve”, i cili aktualisht është i huazuar nga Roma, ka postuar një deklaratë rreth orës 2 të mëngjesit për të adresuar këtë çështje.
“Ashtu edhe siç mund ta keni kuptuar, llogaria ime është hakuar”, shkroi ai. “Më vjen shumë keq për fotot që ishin postuar. Tani kam arritur të kem qasje sërish në llogarinë time, por duket që edhe hakeri ka gjithashtu ende akses”
“Jemi duke punuar në rregullimin e këtij problemi”
Viktima ka qenë rregullisht pjesë e formacionit startues për Roman këtë sezon./arbresh.info
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...