Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny ka zbuluar rolin e tij në transferimin e ish mesfushorit të Arsenalit, Aaron Ramsey, në Torino.
Dyshja ishin bashkëlojtarë në Arsenal para se portieri polak të transferohej te kampioni në Serie A gjatë vitit 2017, transmeton portali arbresh.info.
“Ne kemi folur me njëri-tjetrin disa herë para se ai të nënshkruante për Juventusin. Ai më kërkoi mua disa këshilla”, ka zbuluar Szczesny në një intervistë për Gazzetta dello Sport. “I thash atij: ‘Është e lehtë, nëse juve ju thërret, ju vetëm duhet t’i thoni po’. Kështu ndodhi dhe kjo do të thotë se Aaroni më dëgjoi mua”
“Ai ka shumë muaj për tu përgatitur dhe ai tashmë ka mbledhur disa gjëra pak. Kur e ftova për darkë, ai më tha më shumë se një ‘përshëndetje'”
“Ai pjesërisht më kuptoi mua dhe duhet të punojmë në këtë. Do të kujdesem për pjesën tjetër për t’i ndihmuar atij”, përfundon polaku./arbresh.info/
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...