Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho, është një ndjekës i rregullt i lojërave të mëdha të gjigantëve evropian.
Braziliani shpesh me stafin e tij ka udhëtuar për të ndjekur ndeshje të lojtarëve të kombëtares në kampionatet përkatëse apo në aktivitetet ndërkombëtare me klube, por shpesh edhe ndeshje të klubeve të mëdha, shkruan Arbresh.info.
Mbrëmë, ai ka zgjedhur që të ndjekë një nga shkallët e stadiumit sfidën mes Barcelonës dhe Borusia Dortmund.
Ai u pa ngjitur me disa futbollistë të Barcelonës të cilët nuk kanë mundur të luajnë për arsye lëndimi.
Kamera po fokusonte lojtarët si Olmo apo Ter Stegen dhe trajneri i Shqipërisë gjendej i ulur pikërisht para tyre në tribunën e personaliteteve në këtë ndeshje të çerekfinaleve të turneut.
Sfida u mbyll me rezultat 4-0 për Barcelonën./Arbresh.info
1 milion euro tentohen të futen në Kosovë, gjykata liron 3 p...
Aktakuzë ndaj të riut për tentim vrasjen në Pejë
Mbeti e plagosur rëndë nga sulmet izraelito-amerikane, ndërr...
Kryeministri Kurti uron Donjeta Sadikun për triumfin në ‘Str...
Zhegrova: E adhuroj këtë skuadër, e adhuroj këtë futboll
Telefonatë me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mo...