Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Brendon Ajazaj për tentim vrasje në Pejë.
Sipas aktakuzës, i pandehuri Brendon Ajazaj, me datë 22 dhjetor 2025 në lagjen “Jarina” të Pejës, me dashje dhe me armë zjarri, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin U.F., derisa i pandehuri me të parë viktimën shtënë në drejtim të tij pesë herë me armë të zjarrit, ku si pasojë viktima nga tri plumba pëson lëndim të rënda trupore.
Po ashtu, i pandehuri Brendon Ajazaj, akuzohet nga prokurori i shtetit edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas KPRK-së.
“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si më lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallën fajtor dhe të dënoj sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë
Ushtria amerikane shkatërroi komandën e Gardës Revolucionare...
Kurti takohet sërish me Abdixhikun
Franca dërgon fregatë dhe sisteme anti-raketore në Qipro
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Mbahet në Iran funerali solemn për 165 nxënësit të shkollës ...
Franca dërgon fregatë dhe sisteme anti-raketore në Qipro