Arteta pas fitores ndaj Chelsea-s: Fitore e madhe

09:58 | 2 Mars 2026
E.G

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, u shpreh shumë i kënaqur me fitoren 2-1 ndaj Chelsea, duke theksuar se më e rëndësishmja ishin tri pikët e fituara.

‘Topçinjtë’ siguruan suksesin falë dy golave nga goditjet e këndit, të realizuara nga Ëilliam Saliba dhe Jurrien Timber, ndërsa një autogol i Piero Hincapie vulosi rezultatin përfundimtar.

Chelsea luajti me një lojtar më pak nga minuta e 70-të pas përjashtimit të Pedro Neto.

“Fitore e madhe, jam shumë i lumtur. Për periudha të gjata skuadra performoi në mënyrë të shkëlqyer dhe diferenca duhej të ishte më e madhe që në pjesën e parë. Momenti kur pësuam gol ishte i dhimbshëm, por kjo tregon cilësinë që ka Chelsea”, deklaroi Arteta.

Tekniku spanjoll pranoi se ekipi i tij mund ta kishte menaxhuar më mirë avantazhin numerik.

“Pas kartonit të kuq duhej ta kontrollonim më mirë situatën, por për këtë do të flasim më shumë nesër. Ata kanë shumë cilësi, edhe me 10 lojtarë dinë të dalin nga situata të vështira, madje edhe përmes portierit. Ndonjëherë i merr gjërat si të mirëqena dhe nuk reagon siç duhet. Kjo është diçka që duhet ta përmirësojmë”, theksoi ai.

Arteta lavdëroi edhe individët e Chelsea-s, duke veçuar lojtarë si Cole Palmer, Moises Caicedo dhe Enzo Fernandez.

“Ata kanë lojtarë që mund të zënë hapësira të ndryshme në fushë. Janë shumë të fortë në hapësira të ngushta. Kanë personalitete të mëdha dhe janë shumë mirë të trajnuar. Janë skuadër e nivelit të lartë”, shtoi trajneri i Arsenalit.

Sa i përket rëndësisë së ndërprerjeve këtë sezon, Arteta theksoi se ato po luajnë rol vendimtar.

“Janë shumë të rëndësishme. Chelsea është skuadra e dytë më e mirë në këtë aspekt, me vetëm një gol më pak. Ne kemi humbur pikë nga rivënie anësore të gjata dhe kohët e fundit nuk kemi shënuar shumë nga ndërprerjet. Ia dolëm dhe është shumë mirë të kesh këtë armë shtesë. Në tabelë taktike mund t’i zgjidhësh gjërat, por në fushë, kur përballesh me agresivitet dhe intensitet të lartë, është shumë e vështirë”, u shpreh ai.

Në fund, Arteta vlerësoi reagimin e skuadrës pas barazimit zhgënjyes javën e kaluar ndaj Ëolverhampton Ëanderers.

“Mënyra si reaguan pas atij rezultati ishte në nivel shumë të lartë. Kjo ligë është e tillë që duhet të fitosh vazhdimisht. Mund të fitosh shumë ndeshje, por sërish nuk arrin të krijosh diferencë të madhe. Ky është niveli dhe bukuria e kësaj lige”, përfundoi Arteta.

Me këtë fitore, Arsenali kryeson tabelën e Premier League me pesë pikë më shumë se vendi i dytë, Manchester City.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme