Ylli i AC Milanit ka reaguar pas lajmit se ndëshkimi nga UEFA për të mos luajtur në Evropa Ligë sezonin e ardhshëm është tërhequr.
Suso ka hedhur poshtë thashethemet për largim nga klubi këtë verë pasi thuhej mund të largohet nga klubi pasi AC Milani ishte përjashtuar nga Evropa Liga për dy sezonet e ardhshme, transmeton portali arbresh.info.
Pas vendimit që mori CAS në lidhje me apelimin e shtruar nga Milani, Suso konfirmoi se ishte i kënaqur me rikthimin e klubit në Evropa Ligë përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
“Ne punuam në heshtje për dy javë”, ka shkruar fillimisht Suso.
“Ne vuajtëm nga gjithçka, nga ato që dëgjuam dhe nga ato që lexuam. Por, ne kemi këtu dhe jemi të gjallë, jemi rikthyer në Evropa Ligë – kualifikim që ne e arritëm me meritën tonë”
Vendimi nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) erdhi pasditen e sotme (e premte)./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BldFp2Zlc1e/?
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...