Mesfushori gjerman, Leon Goretzka, është duke u kërkuar nga të gjithë gjigantët evropian.
Më së shumti ato të Premierligës, Manchester United, Chelsea dhe Arsenal, kanë shprehur interesim tejet të madh në shërbimet e tij.
Tashmë, interesim të madh është duke shfaqur edhe Barcelona.
Por klubi nga Gelsenkirchen nuk dëshiron të humbasë dhe tani ka një ide të jashtëzakonshme.
Për ta bindur që të qëndrojë te Schalke, ata janë gati t’i ofrojnë rinovimin e kontratës me një pakë rekord, 12 milionë euro në sezon.
Kjo shumë është e paimagjinueshme për klubet nga Bundesliga.
Kjo mund të konsiderohet edhe si strategji e klubit gjerman për ta rritur çmimin.
Në kohën e fundit edhe Juventusi është futur në garë. /arbresh.info/
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...