Sulmuesi italian, Mario Balotelli, nuk do të largohet nga Nice.
Presidenti i klubit francez, Jean–Pierre Rivere, ka hedhur poshtë çdo mundësi që ish sulmuesi i shumë skuadrave evropiane nuk do të largohet nga klubi i tij.
Sipas deklaratës së tij, Balotelli nuk është në shitje për asnjë çmim.
60-vjeçari theksoi se është e pamundur që 27-vjeçari të largohet, pasi është pjesë e rëndësishme e projektit të skuadrës dhe ndihma e tij është shumë e vlefshme.
Ai tha se Balotelli dhe klubi kanë një histori dhe lidhje të bukur mes tyre, të cilën nuk ka ndërmend ta prishë.
SuperMario në këtë sezon ka arritur të shënojë dhjetë gola në 12 ndeshje, duke ndihmuar Nice të renditet në pozitën e gjashtë. /arbresh.info/
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...
6 shtetas shqiptarë ekstradohen sot nga Dubai, dyshohet se j...
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë