Xhiro e 29-të në Albi Mall Superligë do të vazhdojë sot me dy ndeshje shumë interesante.
Padyshim që dueli kryesor i ditës së sotme do të zhvillohet në Ferizaj, me Ferizajn që është nikoqir i Malishevës.
Dy skuadrat bardhekaltër kërkojnë tre pikët në këtë sfidë, me vendasit që synojnë të jenë më të qetë dhe mysafirët që kërkojnë të shtojnë diferencën me skuadrat tjera.
Në tre sfidat e para të këtyre dy skuadrave këtë edicion dy prej tyre janë mbyllur baras 1-1, derisa një fitore i ka takuar Malishevës.
Ndeshje interesant pritet të jetë edhe në Podujevë ku Llapi takohet me Feronkelin ’74.
Vendasit pas fitores së madhe në Gjilan synojnë të vazhdojnë me tre pikët, derisa Feronikeli ’74 synon të shkaktojë befasi.
Të dyja sfidat e ditës së sotme fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...