Superliga e Kosovës nuk ndalet! Pas ndeshjeve që u zhvilluan të enjten, sot zhvillohet e gjithë xhiroja e shtatë, me duele që pritet të sjellin shumë sfida interesante.
Kampioni në fuqi, Drita, kërkon këndelljen kundër Dukagjinit, me klinasit që aktualisht kryesojnë tabelën bashkë me Prishtinën.
Ndërkohë, kryeqytetasit udhëtojnë drejt Ferizajt për një ndeshje të vështirë jashtë fushe.
Sfida e rëndësishme do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku Llapi, që ende nuk e ka shijuar fitoren këtë sezon, përballet me Gjilanin që po kalon një formë të luhatshme.
Përballje e fortë pritet edhe në sfidën mes Prishtinës së Re dhe Ballkanit, ndërsa Drenica do të përballet me Malishevën.
Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje nisin nga ora 15:00.
Gjesti sjell foto krah avokatit të tij: Gjithmonë falënderue...
Një qytetar në Shtime dorëzon vullnetarisht një armë zjarri
Nga kjo ditë nis llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë ...
Kosova nis përgatitjet anti-Sllovaki
Negociata të mundshme me Iranin, Netanyahu dhe JD Vance bise...
Hoti pret në takim shefen e UNICEF-it në Kosovë, diskutohet ...