Liverpooli ka arritur të shënoj një fitore të rëndësishme në derbi ndaj Arsenalit me rezultat 1-0 në një ndeshje tejet të luftuar në “Anfield Road”.
Ndeshja e javës së tretë nisi me qetësi ku skuadrat patën kujdes të shtuar, dhe ndeshja luhej kryesisht në mesfushë, shkruan Arbresh.info.
Rastin më të mirë në pjesën e parë e pati Noni Madueke i Arsenalit por goditja e tij u bllokua.
Pjesa e dytë u dominua nga Liverpooli, ndërsa Arsenali më kundërzbrijte u mundua ta gjente golin.
Pas një ore lojë Liverpooli realizoi me Ekitiken por goli u anulua për pozicion jashtë lojë.
Më pas Liverpooli, rrezikoi disa herë tjerë përmes Salahut, Wirtzit, Gakpos por pa sukses.
Momenti vendimtar në ndeshje ishte minuta e 83-të në ndeshje, ku Curtis Jones fitoi një faull. Nga gjuajtja e lirë goditi Dominik Szoboszlai i cili shënoi një eurogol dhe i dha epërsinë Liverpoolit.
Dominik Szoboszlai with a beauty of a free-kick to give Liverpool the lead against Arsenal 😍
It was from 32.3 yards away, making it the furthest distance goal this season 🚀 pic.twitter.com/6P3ahCGnf8
— Premier League (@premierleague) August 31, 2025
Më pas Arsenali u hodh në sulm dhe pati një mundësi të mirë me Ezen por pa sukses.
Deri në fund Arsenali tentoi ta barazojë rezultatin por pa ia arritur dot. Kështu “Topcinjtë” pësojnë humbjen e parë këtë edicion, ndërsa Liverpooli vazhdon me rekord qind për qind.
“The Reds” janë skuadra e vetme në Angli ku kanë pikët maksimale në tri ndeshje, dhe kryesojnë tabelën me nëntë pikë, kurse Arsenali mbetet i treti me gjashtë./Arbresh.info
DOMINIK SZOBOSZLAI GOAL 🤯
pic.twitter.com/0pI34gDaBe— عمرو (@bt3) August 31, 2025
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...