Supergoli i Ilievskit e dërgon Prishtinën në epërsi pas pjesës së parë ndaj Dritës

20:51 | 1 Mars 2026
D.H

Prishtina është duke e fituar derbin e xhiros së 22-të në elitën e futbollit kosovar pas pjesës së parë ndaj Dritës me rezultat minimal 1-0.

Ndeshja nisi me ritëm të ngadaltë, ku kryesisht luhej në mesfushë, shkruan Arbresh.info.

Drita pati gjysmërastet e veta por pa arritur të shënoj.

Ndëkohë në fundin e pjesës së parë pas një gafe të mesfushë, Mario Ilieveski e pa daljen e portierit Faton Maloku nga porta, dhe me një goditje afro 40 metra larg, topi përfundoi në rrjetë për epërsinë e kryeqytetasve.

Ilievski shënoi njërin nga golat më të bukur këtë edicion për 1-0.

Pjesa e dytë pritet të jetë akoma më e luftuar pasi kjo ndeshje mund ta përcaktojë liderin e Superligës për së paku këtë javë./Arbresh.info.

VIDEO E GOLIT

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme