Me përfundimin e derbit të javës mes Prishtinës dhe Dritës, është mbyllur edhe xhiroja e 22-të në elitën e futbollit kosovar, ku ka pasur edhe ndryshime ne renditjen tabelare.
Drita humbi lidershipin pas barazimit 1-1 në kryeqytet me Prishtinën, shkruan Arbresh.info.
Teksa pozitën e parë e mori Ballkani pas fitores së rëndësishme që arriti mesditën e sotme në Suharekë ku mposhti minimalisht (1:0) Drenicën.
Në tri takimet e luajtura dje pati vetëm një fitues, ndërsa dy sfidat tjera u mbyllën baras.
Mes shumë tensioneve, Gjilani mposhti Malishevën me rezultat 2-1, me dy gola nga penalltia, çka shkaktoi edhe reagime të shumta në drejtim të gjyqtarit kryesor të asaj sfide në opinion sportiv.
Ndërkohë, Dukagjini u ndal me barazim nga Ferizaj (1:1), klub ky që po lufton për mbijetesë.
Me po të njëjtin rezultat u mbyll edhe takimi tjetër mes Prishtinës së Re dhe Llapit.

Kur kanë kaluar 22 xhiro, Ballkani ka marrë ‘frenat’ në dorë të Superligës dhe po udhëheq me 39 pikë, aq sa ka edhe Drita e dyta. Prishtina mbetet e treta me 37 sosh.
Vendin e katërt e zë Malisheva me 34 pikë. Teksa me fitoren e djeshme, Gjilani ka shpallur kandidaturën për një vend në Evropë, është ngritur në pozitën e pestë me 33 pikë dhe është vetëm katër pikë larg zonës evropiane.
Dukagjini ka rënë në pozitën e gjashtë me 32 pikë.
Në pozitën e shtatë mbetet Llapi me 23 pikë aq sa ka edhe Ferizaj i teti. Prishtina e Re është e nënta me 22 sosh. Renditjen tabelare e mbyll Drenica me 21 pikë.

Lufta për mbetur në Superligë është e ashpër ku katër skuadrat e lartëcekura do të luftojnë deri në fund për t’i siguruar vetes elitën edhe për një sezon tjetër.
Në xhiron e radhës, lideri Ballkani i shkon Llapit të Tahir Batatinës, Drita do të ketë punë me Prishtinën e Re kurse Prishtina udhëton tek Malisheva.
Gjilanin e pret një udhëtim i vështirë dhe sfidues tek Ferizaj, teksa skuadra e fundit në tabelë Drenica është nikoqir i Dukagjinit./Arbresh.info
Haxhiu: Sot do t’i hiqen masat Kosovës
Trump për Khamenein: E godita i pari për vdekje, para se të ...
Haxhiu tregon se a është e gatshme për të parën e shtetit, n...
Rashiq: Askush nuk dëshiron zgjedhje të reja
Kamberi dhe Sinani: Padia në Strasburg një hap drejt drejtës...
E dhimbshme: Vdes pas operimit foshnja që u dërgua për shëri...