Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, iu drejtua popullit të Iranit duke thënë: “Amerika është me ju”.
Trump u bëri thirrje iranianëve ta “shfrytëzojnë këtë mundësi dhe ta rimarrin vendin e tyre”.
Ai e inkurajoi popullin iranian të “ngrihet dhe të rrëzojë Republikën Islamike” – një ditë pas vrasjes së liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, dhe disa komandantëve të lartë ushtarakë.
“Flas për të gjithë iranianët patriotë që ëndërrojnë për liri – ju bëj thirrje ta shfrytëzoni këtë mundësi për të qenë të guximshëm, të qëndrueshëm dhe heroikë, dhe të rimerrni vendin tuaj. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë me ju”, tha Trump.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re n...
Costa, mesazh liderëve politikë: BE-ja nuk mund t’i bëjë det...
Vizita e Costas në Kosovë, i pranishëm në takimin me Kurtin ...
Kuvajti shpall “non grata” dy diplomatë iranianë
Costa u bën thirrje liderëve: Integrimi evropian mbi ndarjet...
Një fluturim nga Beogradi ndalohet në aeroportin e Tivatit, ...