Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë për gazetën britanike Daily Mail se operacioni ushtarak kundër Iranit, i cili ka nisur me pjesëmarrjen e Izraelit, mund të zgjasë deri në katër javë.
“Gjithmonë ka qenë një proces katërjavor. Mendojmë se do të zgjasë rreth katër javë”, tha ai në një intervistë telefonike nga rezidenca e tij në Floridë.
Duke vënë në dukje se Irani është një vend i madh, ai shtoi se sulmet ushtarake do të “zgjasin katër javë – ose më pak”.
Ashtu si në një intervistë tjetër të dielën, ai iu referua edhe vrasjes së 48 zyrtarëve të lartë iranianë në sulmet e së shtunës nga SHBA-ja dhe Izraeli.
Trump përsëriti se mbetet i hapur për bisedime të mëtejshme me iranianët, por nuk tha nëse këto bisedime do të zhvillohen “së shpejti”./rel
Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba ...
Shkëndija e Haraçinës shkruan histori, inkuadrohet për herë ...
KOMF: Fëmijët të mos përfshihen në fushata zgjedhore
Kurti-LDK-së: Le ti pyesin të EPP-së se ata më njohin mua, m...
Kastrioti kampion i Kosovës në hendboll pas 15 vitesh
Kurti për çështjen e presidentes: Kosova e kishte, por mungo...