Superliga e Kosovës çdo herë është duke u bërë edhe më interesante.
Lufta por titull është bërë mjaftë e madhe, ku 3 skuadra janë “dhëmbë më dhëmbë” për t’u shpallur kampion, shkruan Arbresh.info.
Ndeshja Ballkani-Drita është njëra
Ndër ndeshjet më të spikatura në këtë fundjavë.
Në pesë sfidat e fundit kampionale, ekipi nga Theranda ka dy fitore, dy barazime e një humbje, kurse të kaltrit nga Gjilani kanë tri fitore e dy barazime.
Të dy skuadra dy ndeshjet e fundit kampionale i kanë arritur t’i fitojnë.
E në ndeshjet direkte këtë stinor, një i ka takuar Ballkanit e një tjetër Dritës.
Skuadra e Suharekës, në rast fitoreje, do të jetë një hap për larg titullit, ndërsa Drita do ta kalonte në renditje kundërshtarin.
Ekipi tjetër që është në luftë për titullin është KF Llapit, ku në këtë xhiro do të përballet me Fushë Kosovës.
Fati nuk ishte i tëri më skuadrat llapjane, pasiqë në ndeshjen e fundit ndaj Dukagjinit, lëshuan pikë, duke e marrë vetëm një.
Takimi tjetër është Gjilani-Feronikeli 74. Tre pikë është dallimi mes njëra tjetrës. Të kuqtë nga Gjilani janë më mirë, të shtatit, duke lënë Niklin të tetin./Arbresh.info
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...