Kombëtarja e Kosovës në hendboll bëri një paraqitje të shkëlqyer të dielën mbrëma në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, por nuk arriti të fitojë ndaj Holandës, duke barazuar me rezultat 33:33 në ndeshjen e dytë të fazës kualifikuese për “Euro 2026”.
Pjesa e parë përfundoi 19:17 në favor të Kosovës, e cila pati përkrahje nga tifozët.
Në minutën e 59-të, Kosova barazoi rezultatin falë dy golave radhazi nga Drenit dhe Drilon Tahirukaj.
Holandezët nuk arritën të shënonin në aksionin e tyre të fundit, dhe as Kosova nuk shënoi pastaj, duke ndarë nga një pikë secili ekip.
Kapiteni Valon Dedaj shënoi tetë gola, ndërsa Dren Tahirukaj shtatë gola. Egzon Gjuka shtoi gjashtë gola, dhe Luigj Quni, Drilon Tahirukaj, e Lulzim Shabani patën nga tre secili.
Kjo është paraqitja e dytë e Kosovës në këtë fazë, dhe ende ka shanse për kualifikim në Evropianin 2026 që do të mbahet në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji.
Holanda kryeson Grupin 6 me tre pikë, ndërsa Ukraina dhe Ishujt Faroe kanë nga dy pikë. Kosova renditet e fundit me një pikë, pas humbjes së parë nga Ishujt Faroe me rezultat 32:21.
Aksident në Sllatinë, një i lënduar
Sulmi në Zubin Potok, krejt çka tha ministrja Rizvanolli në ...
Sulmi në veri të vendit, krejt çka tha Kurti gjatë konferenc...
Korenica realizon gol, ia dedikon babait të ndjerë
Sulmohet pallati presidencial/ Mediat: Rebelët sirianë hynë ...
Mijëra njerëz marshojnë në Serbi një muaj pas tragjedisë në ...