Mario Balotelli shënoi golin e fitores për Nice, që e përmbysi rezultatin për të mposhtur Claudio Ranieri-n dhe Nantes-in e tij në Ligue 1.
Yacine Bammou shënoi golin e avantazhit për të besuarit e trajnerit italian Ranieri. Ishte një start fantastik teksa skuadra e tij është në ndjekje të kualifikimit në Champions League.
Gjithsesi, Alassane Plea barazoi për vizitorët pak përpara se të përfundonte pjesa e parë, me ish-lojtarin e Inter dhe Milan Balotelli që shënoi golin e fitores për të kompletuar kthesën.
27-vjeçari, magnet polemikash, ka shënuar golin e 13-të në 18 paraqitje të sezonit aktual për Nice. Shifra që tregojnë se ai po kalon një sezon mbresëlënës. /arbresh.info/
https://twitter.com/butsligue1/status/939911728829255680?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Ftelesport.al%2Fbalotelli-fiton-derbin-italian-ne-ligue-1-nje-supergol%2F
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116