Italia mbetet jashtë Kupës së Botës 2018, për herë të parë pas 60 vitesh, pasi është eliminuar nga Suedia, me rezultatin e përgjithshëm 1-0, në saj të fitores 1-0 në Stokholm dhe barazimit pa gola, sonte në Milano. Katër herë kampionët e Botës konsiderohen si mungesa më e madhe, në veprimtarinë që do të zhvillohet verën e ardhshme në Rusi.
Në mbrëmjen e “San Siro”, skuadra e Gianpiero Ventura nuk arriti të shënojë edhe verën e ardhshme do ta shohë kampionatin botëror nga televizioni, si nuk ndodhte që nga “Suedi 1958”. 180 minuta pa gola sjellin kapitullimin pa kushte të trajnerit Ventura, i cili do të largohet me turp! Suedia rikthehet në botëror ku mungonte që nga viti 2006.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...