Mesfushori i Chelsea, Moises Caicedo, ka nënshkruar kontratë të re që e mban në klub deri në vitin 2033.
Lojtari nga Ekuadori i qe bashkuar Chelsea në vitin 2023 nga Brighton & Hove Albion për një shumë rekord prej 115 milionë funte. Ai fillimisht pati vështirësi për t’u përshtatur, por forma e tij u përmirësua ndjeshëm pas ardhjes së trajnerit Enzo Maresca.
Caicedo ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit këtë sezon, me mbi dyzet paraqitje dhe shpesh ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Ai fitoi çmimet “Lojtari i Vitit” dhe “Lojtari i Vitit nga bashkëlojtarët”.
“Dua të fitoj trofe dhe të bëhem legjendë e Chelsea”, ka deklaruar ai.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...