Futbollisti i Gremios, Luis Suarez ka folur për ish bashkëlojtarin e tij tek Barcelona, Neymar Jr, në një intervistë në Youtube për kanalin Placar tv.
Luis Suarez ndjehet keq për Neymarin i cili u largua nga skuadra e Barcelonës në vitin 2017, për shifrën e 222 milionë eurove, shkruan Arbresh.info.
Ai sa ka qenë pjesë e katalunasve thotë se e ka këshilluar Neymarin, lidhur me transferimin e tij.
“Kur ai ishte gati të transferohej te PSG, i thashë: “Ney, nëse dëshiron të fitosh gjithçka, qëndro këtu me ne ose shko në Angli. Në Manchester City luajnë futboll më të mirë se ne, por në Francë” , tha Suarez.
Ai po ashtu ka thënë se nëse ylli Brazilian do të qëndronte në Barcelonë, do të fitonte “Topin e Artë”.
“Nëse do të kishte qëndruar te Barcelona, do ta kishte fituar Topin e Artë”, shtoi Suarez.
Por që Neymar vendosi të transferohej në Paris dhe çdo gjë ndryshoi, ai pësonte shumë lëndime dhe asnjëherë nuk kaloi formën që kishte kaluar me Barçën.
Tani Neymar është pjesë e Al-Hilal në Arabinë Saudite dhe është i lënduar ku ka humnur gjysmën e sezonit./Arbresh.info/
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...