Stefano Pioli pritet të nënshkruaj kontratën e tij me Milanin këtë mbrëmje dhe do të kryej seancën e parë stërvitore nesër duke zëvendësuar Marco Giampaolon.
Vendimi duket se është marrë dhe raporte të ndryshme, përfshirë Sky Sports Italia, theksojnë se agjenti i Pioloit, Bruno Satin, është takuar me zyrtarët e Milanit pasditen e sotme (e martë), transmeton portali arbresh.info.
Ata janë duke punuar në detajet e një kontrate dy vjeçare dhe Pioli do t’i bashkohet atyre kur është koha për të vendosur lapsin në letër.
Giampaolo nuk është shkarkuar ende zyrtarisht, por katër disfatat në shtatë xhirot e para dhe fitoret aspak bindëse ndaj Brescias, Hellas Veronas dhe Genoas nuk kanë qenë të mjaftueshme për t’i siguruar atij rolin në klub.
Sugjerohet që Giampaolo dhe stafi i tij aktualisht janë në kampin stërvitës të Milanellos duke zbrazur tavolinat.
Luciano Spalleti ka qenë zgjedhja e parë, por raportet se ai ishte duke kërkuar shumë para teksa kishte nevojë për të ndërprerë edhe kontratën ekzistuese me Interin.
Nga ana tjetër, Pioli është i gatshëm të pranoj 1 milionë euro për sezon me një rritje prej 1.5 milionë për sezonin e ardhshëm nëse arrin rezultate pozitive./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...