Kryeministri Edi Rama do të nisë sot një vizitë zyrtare në Itali, ku do të pritet nga homologia e tij italiane, Giorgia Meloni.
Sipas njoftimit të qeverisë italiane, ceremonia e pritjes do të zhvillohet në selinë e Kryeministrisë në Romë, ndërsa takimi mes dy liderëve është planifikuar të nisë në orën 15:00.
Fokusimi i takimit
Ndonëse agjenda specifike nuk është zbardhur plotësisht, bisedimet pritet të përqendrohen në ecurinë e marrëveshjeve dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe proceset e integrimit europian të Shqipërisë, ku Italia mbetet një nga avokatët kryesorë.
Kryeministri Rama dhe Giorgia Meloni njihen për një marrëdhënie të veçantë dhe bashkëpunim intensiv, i cili ka prodhuar disa iniciativa të rëndësishme në sferën politike dhe sociale gjatë viteve të fundit. Zhvillimet nga ky takim pritet të ndiqen me interes të madh nga opinioni publik në të dyja anët e Adriatikut.
Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve në gjithë Kosov...
Videoja pak para sulmit në Turqi, publikohen pamjet nga sjel...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë
Klubi i njohur anglez synon ta emërojë Mourinhon si trajner ...
Haxhiu pret sot në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Pr...
Tre armë konfiskohen brenda dy ditësh në Ferizaj