Lamine Yamal është njëri nga lojtarët më të mirë në botë për momentin.
Fantazisti spanjoll është akoma 17-vjeçar dhe po mban mbi supe një ekip si Barcelona, shkruan Arbresh.info.
Ai debutimin me këtë klub e ka bërë fiks para dy vjetësh, teksa sonte po e luan ndeshjen e tij të 100-të jubilare ndaj Interit në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.
Yamal ka shënuar gol në këtë sfidë teksa rezultati është 2-2.
Deri më tani në këtë moshë ai ka realizuar 22 gola dhe ka dhuruar 33 asistime.
Nëse e krahasojmë spanjollin me dyshen më të mirë në histori Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, sa ata ishin në këtë moshë, ylli i ri spanjoll ka statistika të frikshme.
Lamine Yamal si 17-vjeçar: 100 ndeshje, 22 gola, 33 asistime, Cristiano Ronaldo sa ishte në atë moshë ka luajtur, vetëm 19 ndeshje duke realizuar, pesë gola e katër asistime.
Kurse, Lionel Messi si 17-vjeçar ka luajtur nëntë ndeshje duke shënuar një herë, derisa asistime nuk ka pasur./Arbresh.info
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...