Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike, situata në fshatin Olimpik në Tokio nuk është aspak e qetë. Një sportist nga delegacioni i Ugandës, i cili duhet të kishte marrë pjesë në testin e Covid-19 nuk u paraqit dhe tashmë cilësohet i zhdukur.
Bëhet fjalë për Julius Sekitoleko. Peshëngritësi pjesë e ekipit afrikan ishte në Izumisano, një qytet në provincën e Osaka, ku ai ishte pjesë tjetër e ekipit, por autoritetet lokale thanë se ai ishte zhdukur.
Rasti ngre shqetësim në zonë, sepse kontaktet dhe lëvizjet e sportistëve të huaj janë të kufizuara dhe monitorohen vazhdimisht përmes një aplikacioni. Por sportisti nga Uganda ka humbur nga vëmendja e tyre dhe deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Incidenti ndodhi pasi ai u shpall i papërshtatshëm për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në kategorinë 67 kilogramë. Ai pritej të kthehej në shtëpi në fillim të javës së ardhshme.
Në shënimin e gjetur në dhomën e tij të hotelit, thuhet se ai është gati për të punuar në Japoni dhe se nuk kishte ndërmend të kthehej në Uganda, sepse jeta atje është e vështirë.
Prokuroria për rastin në Malishevë: Viktimat u dërguan pa sh...
Familjarja për tragjedinë në Malishevë: Fëmijët i gjeta pa s...
Infantino e rikonfirmon pjesëmarrjen e Iranit në Botëror
Zjarr në një puntori në Ferizaj, lëndohet një person
Messi blen klubin spanjoll UE Cornellà
IPK arreston në flagrancë një polic: Pranoi 2 mijë euro në l...