Llapi i ka shkaktuar humbjen e parë Ballkanit këtë edicion në Albi Mall Superligë, pasi e ka mposhtur me rezultat 5-3.
Vetëm pas gjashtë minutash lojë, Llapi gjeti golin kur Hamdi Namani realizoi me kokë për 1-0.
Llapi nuk u ndal dhe në minutën e 16-të realizuan golin e dytë, me Muhamet Hysenin që realizoi nga afërsia pas asistimit nga Valmir Veliu për 2-0.
Megjithatë Ballkani u rikthye në lojë, me golin e Nazmi Gripshit që realizoi nga penallti në minutën e 26-të për 2-1.
Kampioni në fuqi arriti të barazonte rezultatin në minutën e 40-të, me Albin Berishën që shënoi pesë inuta para fundit të pjesës së parë për 2-2.
Por vendasit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 45-të Hamdi Namani doli sërish në skenë duke realizuar një gol spektakolar për 3-2.
Me epërsinë e ngushtë të Llapit 3-2 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Pjesa e dytë ishte më e qetë se sa e para dhe për të parë golin e parë në këtë fraksion loje u desh të pritet minuta e 72-të.
Muhamet Hyseni fitoi një penallti ku vet e ekzekutoi dhe realizoi për mrekulli për 4-2.
Krejt në fund të ndeshjes, Arbnor Ramadani dhuroi një asistim fantastik për Ahmed Januzin i cili realizoi për rezultatin 5-2.
E në minutën e 95-të, Albin Berisha realizoi golin e tretë për rezultatin përfundimtar 5-3.
Me këtë fitore Llapi ngritët në pozitën e dytë në tabelë me 31 pikë, shtatë më pak se Ballkani që ka dy ndeshje më pa të zhvilluara se llapjanët.
Ndeshjen e ardhshme Llapi e luan në udhëtim te Liria, derisa Ballkani para tifozëve të vet pret Prishtinën. /Telegrafi/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...