Jose Mourinho njihet si një trajner karizmatik dhe që lëshon deklarata të forta në drejtim të kundërshtarëve.
Një të tillë e ka bërë edhe disa ditë para finales së Ligës së Kampionëve, shkruan Arbresh.info.
Finalja e këtij kompeticioni luhet të shtunën mes Interit dhe Parisit, ku Mourinho foli për SkySport, për preferencat e tij.
Interi ishte në rrugë të mirë për tripletë, mirëpo humbi kampionatin në xhirot e fundit si dhe u mposht në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Mou me shaka tha se ishte e shqetësuar nëse ata do ta fitonin tripletën, mirëpo tani që s’kanë asnjë trofe ai bën tifo për Interin në këtë finale.
“Do të jem pak i keq, por shumë i sinqertë. Isha i shqetësuar se mos e fitonin tripletën, sepse nuk doja që ata ta fitonin – tripleta është e imja. Por tani që e humbën kampionatin dhe Kupën e Italisë, do të doja shumë që Interi ta fitonte Ligën e Kampionëve”, u shpreh portugezi.
Kujtojmë se ai e udhëhoqi, Interin përgjatë viteve 2008-2010, dhe në sezonin e tij të fundit e fitoi tripletën në vitin e tij të fundit.
Inter për herë të parë në histori e arriti atë sukses të jashtëzakonshëm duke fituar Serie A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve, nën drejtimin e Jose Mourinhos. Ajo ishte hera e parë dhe e fundit kur zikaltrit fituan këto tre kompeticione brenda një sezoni./Arbresh.info
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...
Ousmane Dembele shpallet “Lojtari më i mirë” në botë nga “Gl...
Cristiano Ronaldo e fiton çmimin “Lojtari më i mirë i Lindje...
Stavileci, PDK: Gjysmë ore kohë për të votuar, hap vendimtar...
Prokuroria jep detaje për arrrestimin e Millosh Steviq për n...