Kombëtarja e Spanjës në hendboll, është kualifikuar në çerekfinalen e Lojërave Olimpike ‘Paris 2024’.
Spanjollët mundën Kroacinë, me rezultat 32-31, në ndeshjen e fundit të grupit, duke bërë hapin vendimtar për kualifikim në rundin tjetër të garave të këtij turneu.
Dueli mes Spanjës dhe Kroacisë, ka dhënë një ndeshje fantastike, sidomos finishi i ndeshjes.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë prej pesë golave të ‘Furisë së Kuqe’ (20:15).
Drama e kësaj supersfidë u zhvillua në fraksionin e dytë, veçmas në dy minutat e fundit të ndeshjes.
Kroatët në sekondat e fundit të kësaj superpërballje barazuan shifrat në 31-31, mirëpo, spanjollët reaguan shumë shpejtë dhe realizuan edhe golin e fitores së madhe.
Përfundimisht Spanja kalon në çerekfinalen e ‘Paris 2024’, ndërsa Kroacia këtu i jep fund aventurës në këtë Olimpiadë./rtk/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...