Italia ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e tetorit, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”, ku ka dy sfida mjaftë të rëndësishme për kualifikim.
Para ndeshjes ndaj Maltës, në një konferencë për media Spalleti foli rreth ndeshjeve dhe lojtarëve që ka të gatshëm për këto dy ndeshje shkruan, Arbresh.info.
Luciano nuk hezitoi të quaj Bonaventurën si Bellinghamin e Italisë.
“A mund të jetë Bonaventura, Bellinghami ynë? Po. Në mendjen time unë luaj gjithmonë me karta të hapura, nuk ka shumë rëndësi skema. Nëse je ofensiv apo difensiv, diferencën në fushë e bëjnë vetëm 10 metra. Sigurisht që do të ndryshonte shumë nëse mes linjave do të kishim një lojtarë si Del Piero apo Baggio, ashtu do të ishte një situatë tjetër.” tha selektori Italian.
Më tutje foli rreth dy ndeshjeve që i cilësoi si të vështira.
“Përpara kemi dy ndeshje të vështira, nuk kemi frikë të shkojmë në Wembley të bëjmë lojën tonë dhe të sfidojmë ata që kanë shpikur futbollin. Sa i përket formacionit, vendimet nuk do t’i marr në mënyrë emocionale, por në bazë të një arsyetimi korrekt”, përfundoi ai.
Italia ndeshjen e pare e luan si nikoqir i Maltës, me 14 tetor, teksa pas tri ditësh udhëton në Londër për duelin ndaj Anglisë.
Italia është e dyta në grupin C, me 7 pikë aq sa kanë edhe Ukraina dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa grupin e kryeson Anglia me 13 pikë, e funda është Malta pa pike./Arbresh.info/
Hapet sezoni turistik në Shqipëri, bregdeti mbushet me aktiv...
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...
Tërmet në Shkup të Maqedonisë së Veriut
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...