Interi dhe Luciano Spalleti sonte kanë pësuar humbjen e parë në këtë sezon në Serie A.
Neroazzurët u shokuan nga Udinese, skuadër e cila befasoi me paraqitjen e saj në San Siro, duke shënuar tri herë ndaj një mbrojtje tejet të fortë të vendasve.
Trajneri italian, Spalleti, pas lojës e ka pranuar se kjo humbje e ishte e papritur por ne edhe nuk i finalizuam rastet tona.
“Ishte pak e papritur, fillimi i pjesës së dytë, sidomos sikur të ishim mirë në gjysmën e parë”, ka thënë fillimisht Spalletti për Sky Sport Italia.
“Kishim distancën e duhur, formën dhe qëndrimin e duhur. Ne nuk i finalizuam shanset tona si zakonisht, por i krijuam ato”.
“Në gjysmën e dytë, kemi bërë shumë gabime të thjeshta dhe Udinese arriti të krijojë këtë epërsi të dy golave”.
“Unë u përpoqa të fus Roberto Gagliardinin për të zvogëluar hendekun në forcën fizike, por nuk ndryshoi asgjë”.
“Kjo duhet që të na mësojë se kur e ulni intensitetin në një ligë me kufij kaq të ngushtë, do të lëshoni pikë. Edhe situatat më të vogla mund të bëjnë dallimin”, përfundoi italiani. /arbresh.info/
Dënohet me 6 vjet burgim ish-punonjësja e OSBE-së për spiuna...
Haxhiu paralajmëron seancë për presidentin sonte
Mulhaxha-Kollçaku: Nuk kemi ende asnjë nënshkrim për kandida...
Haradinaj: Plagët e luftës nuk mbyllen pa u zbardhur fati i ...
Vrasja e çiftit në Lezhë, Policia identifikon të dyshuarit
Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjet...