Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka komentuar në lidhje me ndeshjen e sotme.
Italia dhe Anglia do përballen sot me njëra-tjetrën në kuadër të ndeshjes para kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Të dy kombëtaret kanë në radhët e tyre yje të cilët do ndihmojnë klubin e tyre për një vend në EURO 2024.
Përpara këtij takimi ka komentuar trajneri i ‘Tre Luanëve’, duke e cilësuar si një ndeshje të fortë takimin ndaj Italisë.
“E di që ata nuk shkuan në Katar, por ata kanë lojtarë të jashtëzakonshëm dhe do të jetë një lojë shumë e bukur. Ne nuk kemi nevojë për një provë vetëbesimi. E njohim kombëtaren tonë, por e dimë që do të jetë një ndeshje e fortë, duhet përulësi që të punosh shumë mirë dhe të fitosh”, ishin fjalët e Southgate.
Italia – Anglia zhvillohet sot, nga ora 20:45.
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...