Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, ka thënë se është mëkat që Kombëtarja e Kosovës nuk po arrin të kualifikohet në Euro 2020 përmes fazës së grupeve.
“Por, ata kanë ende gjasë nga play-offi”, ka shtuar trajneri Southgate gjatë një konference për media.
“Do t’i bëjmë disa ndryshime në formacion natyrisht. Ne e dimë se do të jetë një natë e madhe për kosovarët”.
“Është një mëkat për ta që nuk janë më pjesë e kësaj gare. Por, ata kanë ende gjasë nga play-offi”.
“Do të jetë një test i mirë për ne, pasi që do të jetë një ambient i mirë. Entuziazmi i tyre është i lartë dhe ne duam të mbesim liderë në grup me më shumë pikë që mund të marrim”.
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...