Gareth Southgate është deklaruar para ndeshjes që Anglia e zhvillon ndaj Kosovës në Euro 2020.
Trajneri i ‘Tre Luanëve’ ka thënë se do të jetë një natë e madhe për kosovarët, por që ka paralajmëruar disa ndryshime në formacion.
“Do t’i bëjmë disa ndryshime në formacion, natyrisht. Ne e dimë se do të jetë një natë e madhe për kosovarët”, ka thënë Southgate.
“Është një turp për ta që nuk janë më pjesë e kësaj gare. Por, ata kanë ende gjasë nga play-offi, e që do të jenë një rrezik i madh nga ata”.
“Do të jetë një test i mirë për ne, pasi që do të jetë një ambient i mirë. Entuziazmi i tyre është i lartë dhe ne duam të mbesim lider në grup me më shumë pikë që mund të marrim”, ka shtuar më tej trajneri i Anglisë.
Kosova do të jetë nikoqir i Anglisë në ndeshjen që fillon në ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa ne kemi humbur shanset që të kualifikohemi përmes Grupit A në Euro 2020.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...