Derbi lokal KPP Prishtina kundër KPP Priping
Sot duke filluar nga ora 18:00, në pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, do të zhvillohet derbi i kryeqytetit në pingpong mes KPP Prishtina dhe KPP Priping, në kuadër të xhiros XI, në Superligën e Kosovës.
KPP Priping synon të siguroj fitore në xhiron e XI, në Superligen e Kosoves dhe të avancohet në tabelën e ligës, thuhet në komunikatë.
Kjo është loja kthyese e KPP PRiPING kundër KPP Prishtina dhe kryetari i klubit Kastriot Orana shprehet se kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë ndeshjë dhe se lojtarët janë të motivuar për fitore.
“Të shtunën luajm me Prishtinen, është ndeshje e vështirë meqë dihet që Prishtina ka përvojë me të madhe dhe ka shumë vite që luajn në Superlige. Ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje dhe lojtarët tanë janë shumë të motivuar për ndeshjën me KPP Prishtina” u shpreh Orana.
Ndeshja do të tansmetohet direk në faqen e facebook të klubit dhe do të zhvillohet duke respektuar të gjitha masat për parandalimin e shpërndarjës së virusit Covid-19. /arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...