Katër ndeshjet kthyese të çerekfinales së UEFA Europa League, me të cilat edhe do të përcaktohen dy ndeshjet gjysëmfinale të kësaj gare.
Vëmendja padyshim se do të jetë në Camp Nou, aty ku Barcelona pret Eintracht Frankfurt me fillim nga ora 21:00, pasi ndeshje e parë kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.
Ndeshja interesante pritet të jetë edhe ajo në “Parc Olympique Lyonnais” mes Lyonit dhe West Ham, me ndeshjen e parë që kishte përfunduar me rezultat 1-1, përballje e cila nis me fillim nga ora 21:00.
Ndeshja e parë me rezultat 1-1 kishte përfunduar edhe përballja mes Atalanatas dhe RB Leipzig, kështu që të dy skuadrat do të kërkojnë kualifikimin tutje, në përballjen që zhvillohet në “Gewiss Stadium” me fillim nga ora 18:45.
Takimi i fundit dhe jo më pak i rëndësishëm pritet të jetë ai mes Rangers dhe Sporting Braga-s, që do të zhvillohet në “Ibrox Stadium” me fillim nga ora 21:00. Përballja e parë mes të dyja skuadrave kishte përfunduar me rezultat 1-0 në të mirë të portugezëve./Arbresh.info
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...