Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të përballet me Islandën.
Ndeshja mes dyshes starton në orën 20:45.
Kjo është ndeshja e parë e “Play-off-it” në Ligën e Kombeve në të cilën do të ballafaqohen dardanët dhe islandezët.
Një ‘sfidë’ e cila parashikohet të luhet në një atmosferë të zjarrët është duel tejet I rëndësishëm për të dy kombëtarët në garën për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Po ashtu, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda, është shprehur i bindur se të besuarit e tij, do të bëjnë paraqitje të mirë në duel me Islandën.
“Atmosfera në skuadër është e mirë. Amir Rrahmani dhe Valon Berisha dje kanë stërvitur të diferencuar nga grupi, por shpresojmë se do të jenë të gatshëm për nesër. Islanda ka lojtar individualisht, por ne do të bëjmë lojën tonë. Duhet të kemi shpirt luftarak në këto dy ndeshje”, ka thënë Foda.
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...