Sonte luhet gjysmëfinalistja e dytë e Ligës së Kombeve mes Francës dhe Spanjës.
Ndeshja nis me fillim nga ora 21:00 dhe luhet në MHPArena të Stuttgartit, shkruan Arbresh.info.
Spanja e cila është në një formë të jashtëzakonshme ku nuk njeh humbje tash e 18 ndeshje, kërkon finalen e radhës të Ligës së Kombeve, pasi u shpall kampione sezonin e fundit në këtë kompeticion.
Kurse në Ligën e Kombeve, hyn si kampione në fuqi e Evropës.
Franca ndërkohë në shtatë ndeshjet e fundit ka pesë fitore një barazim e një humbje.
Herën e fundit kur u takuan këto dy kombëtare ka qenë çerekfinalja e Euro 2024, ku Spanja triumfoi me rezultat 2-1, me golat e Yamal e Olmos.
Fituesi i kësaj sfide takohet në finale me Portugalinë e cila mbrëmë mposhti Gjermaninë 2-1./Arbresh.info
MABCO akuzon Valon Ademin për “vetëgjyqësi kriminale” në Aer...
Joao Pedro reagon pasi nuk u ftua nga Ancelotti në Kupën e B...
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep ...
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë
MINT vendos çmimet e reja tavan