Peja- Golden Eagle Ylli do të përballen sonte në ‘Karagaçi’, në sfidën e tretë të play-off-it.
Pejanët janë afër finales së madhe pasi kanë fituar dy duelet e para me skuadrën nga Suhareka. Në anën tjetër, kampionët në fuqi duhet të fitojnë tri ndeshje radhazi për të depërtuar në finale.
Ndërkaq, sfida e tretë e gjysmëfinales tjetër mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës, luhet të enjten mbrëma në kryeqytet, derisa seria e ndeshjeve është barazuar në 1:1.
Prishtinasit fituan sfidën e parë si vendas 82:70, kurse mitrovicasit fituan në “Minatori” me rezultat 77:68. Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.
Gjysmëfinalet e treta
Sonte takohen:
20:30 Peja – Golden Eagle Ylli
Nesër takohen:
20:30 Sigal Prishtina – Trepça
S’duhet dekret: Nëse nuk ka president deri në mesnatë, vendi...
Shtëpia e Bardhë: SHBA po shqyrton propozimin e fundit të Ir...
Vuçiq e pranon se serbët kanë kryer krime lufte në Kosovë, p...
Inaugurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Rama: Të promovojm...
Shqipëri-ShBA marrëveshje për energjinë/ Ambasadorja amerika...
KEDS refuzon rritjen e kapacitetit, bllokohet investimi gjig...