Kombëtarja e Kosovës në basketboll, sonte do të përballet me Zvicrën në ndeshjen vendimtare për parakualifikueset e Kupës së Botës 2027.
Dardanët në duel me zviceranët vijnë pas fitores së madhe kundër Azerbajxhanit.
Basketbollistët e kombëtares sonë, janë të përgatitur dhe të motivuar maksimalisht që të në duel me Zvicrën të japin më të mirën për siguruar kalimin në fazën tjetër të kualifikueseve për Botërorin 2027, shkruan rtk.
Në duelin ndaj Zvicrës, Dardanët kanë nevojë për përkrahjen e tifozëve kosovar.
Dueli mes Kosovës dhe Zvicrës luhet në Prishtinë dhe fillon në orën 19:30.
Kjo është tabela pas pesë ndeshjeve të Grupit A për parakualifikimet evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027
1.Zvicra 10 pikë
2.Kosova 7
3.Irlanda 7
4.Azerbajxhani 4
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër