Sonte do të mësohen edhe tri ekipet e fundit që do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian që mbahet këtë verë.
Sonte na presin tri finale të Ligës A, B e C. Wuells-Poloni, Ukrainë-Islandë dhe Gjeorgji-Greqi janë tre finalet e ‘Play-off’-it të Ligës së Kombeve.
Në finalen e Ligës A, Uellsi erdhi pasi eliminoi në gjysmëfinale Finlandën me rezultatin 4:1, kurse pa probleme tutje kaloi edhe Polonia 5:1 ndaj Estonisë.
Fituesja e këtij çifti do të vendoset në grupin D me Holandën, Austrinë dhe Francën.
Në Ligën B, Ukrania erdhi në finale pasi eliminoi në mënyrë dramatike Bosnjën në Sarajevë, duke përmbushur shifrat vetëm në pesë minuta e fundit tani do të matë forcat me Islandën.
Vikingët eliminuan Izraelin në gjysmëfinale e nuk duhen nënvlerësuar. Ndeshja do të luhet në Poloni, për shkak të situatës në Ukrainë.
Fituesja e këtij çifti do të vendoset në grupin E me Belgjikën, Sllovakinë dhe Rumaninë.
Greqia do të vizitojë Tibilisin, ku do të matë forcat me Gjeorgjinë, në finalen e Ligës C.
Helenët fituan me rezultat të thellë 5:0 ndaj Kazakistanit, ndërsa Gjeorgjia fitoi 2-0 ndaj Luksemburgut.
Fituesja e këtij çifti do të vendoset në grupin F me Portugalinë, Çekinë dhe Turqinë.
Kujtojmë se Kampionati Evropian që do të zhvillohet në Gjermani, nis nga 14 qershori.
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore