Al Nassr ishte vetëm disa sekonda larg përfundimit të një thatësire titulli që zgjat që nga sezoni 2018/19, por një gabim i pabesueshëm i portierit Bento tronditi stadiumin dhe ua shtyu festën.
Në derbin ndaj Al Hilal, që përfundoi 1-1, skuadra e Jorge Jesus ishte në epërsi falë golit të Simakan dhe tashmë po përgatitej të festonte, por një autogol i çuditshëm i portierit brazilian në aksionin e fundit të ndeshjes i shuajti menjëherë çdo festë.
Si pasojë, Cristiano Ronaldo dhe Joao Felix u detyruan t’i largonin shiritat e kampionit, në një fund dramatik që e la kapitenin portugez të dëshpëruar në stol.
Me selektorin e Portugalisë, Roberto Martinez, në tribuna, derbi i Riadit nisi me një Al Hilal më këmbëngulës dhe më i rrezikshëm, duke e vënë skuadrën e Jorge Jesus në gjendje alarmi.
Edhe pse pati tetë minuta shtesë, dukej se asgjë nuk mund ta ndalte Al Nassr-in drejt titullit, deri sa ndodhi e paimagjinueshmja.
Në aksionin e fundit, një hedhje e gjatë në zonë bëri që Bento të dilte nga vija e portës, të përplasej me Inigo Martinez dhe të shënonte një autogol krejtësisht të pashpjegueshëm, duke e lënë të gjithë stadiumin në shok dhe duke e çuar Ronaldon pothuajse në lot në stol.
Ishte një goditje e rëndë në Riad. Ronaldo, Joao Felix dhe Jorge Jesus e panë festën e tyre të ndalur në sekondat e fundit, duke e lënë titullin ende të hapur.
I cant believe Bento did that pic.twitter.com/gRqxQvNxzF
— WolfRMFC (@WolfRMFC) May 12, 2026
Pavarësisht dominimit dhe golit të Simakan, gabimi i portierit brazilian do të thotë se Al Nassr do të duhet të presë edhe disa ditë për të festuar, në një fund dramatik që e mban pezull tensionin në ligën saudite.
Megjithatë, Al Nassr ende mund të shpallet kampion i Arabisë Saudite nëse e mposht Damacin në xhiron e fundit, e cila është planifikuar më 21 maj./Telegrafi/
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...
Faton Peci për Vjosa Osmanin: Kam pasur dëshirë që edhe ajo ...
Kurti përuroi investimet në efiçiencë të energjisë në tri nd...
Trump mbërrin në Kinë për një takim me rëndësi të madhe me X...
Arrestohet i dyshuari për posedim të narkotikëve në Ferizaj
Kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe në Korishë