Partia Socialdemokrate e Kosovës ka zhvilluar një aksion simbolik në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, ku ka adresuar kritika ndaj partive opozitare, me theks të veçantë ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.
Zyrtarë të PSD-së kanë deklaruar se opozita po tregohet e paqartë dhe joaktive përballë zhvillimeve politike në vend, duke akuzuar PDK-në se po ndjek “kalkulime politike” në vend të një qëndrimi më të prerë opozitar.
Ky aksion vjen vetëm një ditë pasi PSD kishte kritikuar edhe presidenten Vjosa Osmani dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke i akuzuar për mungesë reagimi ndaj krizave politike dhe sociale në vend.
PSD ka paralajmëruar se do të vazhdojë me aksione të ngjashme publike edhe në ditët në vijim.

BE do të ndalojë importet e mishit brazilian nga shtatori pë...
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu: Nuk pati ku...
Haxhiu flet për kalimet politike nga LVV drejt LDK-së
Partia Socialdemokrate sulmon PDK-në: Bedri Hamza është “kuk...
Mbi 5 mijë kamionë e autobusë kontrollohen nga Policia, shqi...
Aktori Armend Baloku kandidon për herë të parë për deputet