Ka dështuar mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Kryetarja Albulena Haxhiu në një konferencë për media tha se përveç saj dhe nënkryetares Emilja Rexhepi askush nuk ishte prezent.
Ajo tha se përveç njoftimit nga nënkryetari Ardian Gola që gjendet jashtë vendit, nuk ka marrë ndonjë njoftim nga anëtarët e tjerë të kryesisë. Si pasojë kjo mbledhje do të shtyhet për nesër.
Haxhiu është pyetur për kërkesën e 85 deputetëve të legjislaturës së dhjetë që të marrin pagat kalimtare, të cilat jepen për 12 muajt e ardhshëm në rast të mos rizgjedhjes dhe pavarësisht faktit që kanë qenë deputetë për 2 muaj e gjysmë.
“Një muaj me qenë deputet merr pagë kalimtare për një vit. Mendoj se kjo nuk është e drejtë, por është e bazuar në legjislacionin në fuqi. Ne nuk mund të veprojmë në kundërshtim me legjislacionin, por mandej sa është e drejtë është çështje për diskutim. Për mua nuk është e drejtë”, tha ajo.
Zyrtari i Pentagonit: Kostoja e luftës me Iranin arrin në 29...
Protokolli për migrantët, Rama-gazetarit italian: Citimi i s...
Deputetët marrin paga edhe pas shpërndarjes së Kuvendit, Hax...
BE do të ndalojë importet e mishit brazilian nga shtatori pë...
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu: Nuk pati ku...
Haxhiu flet për kalimet politike nga LVV drejt LDK-së