Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Son Heung-min është pjesë e skuadrës për ndeshjen në udhëtim në Ligë të Kampionëve ndaj Red Star Belgrades.
Lojtari nga Koreja e Jugut ka marrë mbështetje nga klubi i tij pas përfshirjes në një sfidë nga e cila mesfushori Andre Gomes theu këmbën dhe dislokoi kyçin e këmbës në ndeshjen e së dielës, transmeton portali arbresh.info.
Son, i cili ishte përjashtuar nga fusha si pasojë e kësaj ndërhyrje, ishte plotësisht i shkatërruar me të parë lëndimin që ia shkaktoi Gomesit dhe dukej i pangushëllueshëm nga bashkëlojtarët pas ndeshjes.
Kjo ka ngjallur dyshime në lidhje me përfshirjen e tij në ndeshjen vendimtare për “Spursët” në Serbi në kuadër të Grupit B.
Por, lojtari ishte pjesë e grupit që u largua nga aeroporti Stansted pasditen e sotme (e martë)./arbresh.info/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje