Trajneri i Manchester United-it, Ole Gunnar Solskjaer beson se mesfushori Bruno Fernandes, i ka përmirësuar të gjithë në klub.
Portugezi u transferua gjatë verës në “Old Trafford”, ndërsa që nga transferimi i tij, “Djajtë e Kuq” janë të pamposhtur në 16 ndeshjet e fundit, transmeton portali arbresh.info.
Tekniku norvegjez ka lavdëruar lojtarin dhe beson që fal tij të gjithë në skuadër janë përmirësuar.

“Bruno ka ardhur në klub, ka parë sa lojtarë të mirë janë te Manchester United, i kemi ndihmuar dhe aftësitë e tij janë të mira dhe ai mund të ndihet që ne mund t’i ndihmojmë”.
“Ai erdhi dhe përmirësojë të gjithë dhe ka qenë shumë fillim i mirë”, deklaroi ai.
25-vjeçari ka regjistruar shtatë gola dhe gjashtë asistime në 14 ndeshjet e para, derisa janë duke ‘luftuar’ për Evropa Ligë dhe Kupën e Anglisë./arbresh.info.
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në