Pasi skuadra e Real Madridit shkatërroi Melillan në stadiumin Santiago Bernabeu në takimin e dytë në kuadër të Kupës së Mbretit, trajneri Santiago Solari ka lavdëruar mesfushorin Isco për performacën e shkëlqyer.
Ish mesfushori i Malagas ishte startues nën udhëheqjen e Solarit për herë të parë dhe madje ka bartur shirin e kapitenit, transmeton portali arbresh.info.
“Jam shumë i lumtur për Iscon”, u ka thënë ai gazetarëve. “Ndihem shumë keq që ai humbi golin në pjesën e parë sepse ka qenë një gol i mrekullueshëm”
“Jam gjithashtu shumë i lumtur me Asension, i cili shënoi dy gola, po ashtu edhe për Viniciusin, i cili realizoi një”

Përveç rezultat, është lehtë të themi se trajneri ishte i kënaqur edhe me nivelin e performancës së tyre.
“Ndeshja na mundësoi të shikojmë këtu shumë lojtarë që janë të përkushtuar”, vazhdoi ai.
“Ne ishim solid dhe të mrekullueshëm në sulm dhe unë isha i kënaqur me golin e debutantëve Fldalgo, Fran Garcias dhe Javi Sanchezit”
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor