Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, e lavdëroi Karim Benzemën për formën e tij të mirë, mirëpo i thumboi ata të cilët e kishin humbur besimin te sulmuesi francez dhe të kontributi i tij për ekipin.
Benzema arriti t’i shënojë dy gola qysh në pjesën e parë të ndeshjes së mbrëmshme, kundër Gironës. Real Madridi e fitoi këtë ndeshje kthyese të Kupës së Mbretit me rezultat 3:1, ndërsa rezultati i përgjithshëm ishte 7:3 në favor të madrilenëve, transmeton Gazeta Express.
Ish-sulmuesi francez ka arritur t’i shënojë pesë gola në tri ndeshjet e tij të fundit për Real Madridi, pasi që ka arritur ta krijojë një lidhje shumë të mirë me sulmuesin anësor brazilian, Vinicius Junior.
Gjatë karrierës së tij me “Los Blancos”, Benzema është kritikuar shpeshherë edhe nga tifozët e klubit për kontributin e tij, por golat e tij tani kanë arritur ta ndihmojnë skuadrën, tani që Gareth Bale dhe Marco Asensio janë të lënduar.
Dhe trajneri Solari beson se Benzema është trajtuar në mënyrë të padrejtë nga shumë tifozë të Real Madridit dhe këtë e bëri të ditur edhe në konferencën për shtyp pas ndeshjes kundër Gironës.
“Më vjen keq për ata që e kanë zbuluar Benzemën vetëm javën e kaluar. Por hej, ata kanë ende kohë ta shijojnë atë. Ai është në një moment të mrekullueshëm, është e vërtetë”, ka thënë Benzema.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit